
Podcasti 'Të Pashoq' rikthehet këtë të Mërkurë në puntatën e dytë të këtij sezoni. I ftuar Adriatik Lapaj, Kreu i 'Shqipëria Bëhet'.
Lapaj vjen menjëherë pas deklaratave të forta të Arlind Qorit nga studio e ''Të Pashoq'' një javë më parë. Refuzimi i Qorit për bashkim, akuza për 'gjobëvënie' ndaj oligarkëve, dyshimi për shitje te Rama, e të tjera deklarata; të cilave, Adriatik Lapaj do t'i përgjigjet sonte, ora 21:00.
Gjithashtu, Lapaj do të bëjë një bilanc të aktualitetit me fokus zgjedhor të Lëvizjes së tij, por jo vetëm. Ai zbulon edhe personin dhe partinë, me të cilën janë drejt finalizimit të paktit të bashkëpunimit për zgjedhjet e 2025.
Drejtuesit e qarqeve, Kodi Zgjedhor dhe padia në Kushtetuese, vota e Diasporës, fushata elektorale, programi dhe transaprenaca mbi financimin e tij dhe të forcës që drejton.
Këto dhe të tjera, sonte në 'Të Pashoq'', ora 21:00. Na ndiqni në PAMFLETI-Youtube!
-Është folur shumë se ju partitë e reja do të bashkoheni për të mposhtur establishmentin. Endrit Shabani ishte OK, ndërsa Arlind Qori ishte skeptik dhe kishte kushte të cilat mendon se ju nuk i plotësoni. Një ndër to ishte dhe supozimi se ai nuk ka besim që nesër ju nuk do të shiteni te Rama.
Ky nuk është kusht ky është pretekst. Po e nise me nuk kam besim atëherë nuk më lë mundësi që të ndërmarrë aksion për të plotësuar kushtin.
-Çfarë komenti keni për deklarata e Arlind Qorit?
Sërish nga kjo studio i shtrijë dorën kujtdo që nuk është provuar se i ka hyrë në hak shqiptarëve me korrupsion edhe Arlindit. Jo për vete se po ta masja me pjesëmarrje të njerëzve në aktivitet e dhe sondazhe lart e poshtë nuk do të isha i detyruar ta bëja. E bëjë, sepse mendoj se ne në jetën publike jemi për të treguar pjekuri, një model ndryshe. Për t’iu dhënë një shpresë njerëzve se e reja është ndryshe nga e vjetra. Unë nuk jam këtu të merrem personalisht me askënd jam këtu me idenë kundërshtari jonë është Edi Rama dhe sistemi politik që nuk pranon garën që është bërë në bashkëpunim me Berishën. Në lidhje me pjesën e oligarkëve është çështje konceptuale.
-Më thoni një pritshmëri mandatesh në zgjedhje?
71
-Do merrni 71 mandate?
Pse çuditesh. Ne kemi hyrë në këtë betejë për të fituar. E dini kur erdha për aktivitet në Tiranë? Një vit kur kisha kryer rrugwtimin nëpër Shqipëri. E lashë një vit pas, pse? Nuk e kam bërë unë këtë të kap një mandat këtu. Unë pse vajta në Suedi, tw kap mandat këtu? Dilja vetëm në Tiranë unë. Nuk fituam këtë herw, po na dhanë mandat qytetarët shqiptarë për zgjedhje të parakohshme, fitojmë herën tjetër.
-Po një minimum të garantuar?
Zero. E kanë qytetarët në dorë, ky është sport që luhet me njerëzit. Nuk e vendos unë.
Lini një Përgjigje