TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 19:30

"Vendimi i SPAK do të ndikojë negativisht", Kadilli: PD do humbasë thellë në zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

"Vendimi i SPAK do të ndikojë negativisht", Kadilli: PD do

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli, ka folur lidhur me marrjen e Berishës të pandehur në SPAK. Ai tha se ky vendimi i dhënë nga prokurorët e posaçëm, do të ndikojë negativisht në zgjedhjet e ardhshme.

Kadilli u shpreh për “Vizion Plus” se Berisha u është bërë barrë kandidatëve që ka zgjedhur si drejtues qarku, të cilët sipas tij do përballen me vështirësi të mëdha në terren.

Ai shtoi se PD do të humbasë thellë në zgjedhjet e ardhshme.

Intervista:

-Për Berishën kanë kaluar disa vite hetime dhe 9 muaj i izoluar me urdhër të SPAK. Nga sot është nën akuzë për korrupsion pasiv. Çfarë shënon ky zhvillim në aspektin politik?

Shumë pak njerëz kanë sot vëmendjen tek ndryshimi cilësor. Berisha vazhdon të bëjë atë që është konkurrenca mes politikës dhe juridikes.

Pjesa e politikës nuk i shërben drejtësisë, ndërsa drejtësia do e rëndojë pozitën e Berishës dhe të fushatës së atyre që do shkojnë në bazë. Nëse ne pamë listat e drejtuesve, Rama i mban larg ata që akuzohen nga drejtësia, ndërsa Berisha është barrë në kurriz të të zgjedhurve. Në fushatë do ketë efekt negativ.

-Berisha u shpreh i sigurt se është ai kandidat i opozitës për kryeministër, edhe pse bëri një ftesë me dyer të mbyllura për ata që do të guxonin të kandidonin përballë tij. Sa gjasa ka që të ketë garë në PD për kryeministër?

Nuk ka garë sepse kështu si është ndërtuar narrativa e PD, nuk ka shanse të fitojë. PD do ketë humbjen më të thellë sepse po bëhet si mburojë politike e Berishës.

Kishin shumë nga ata që mendonin se Berisha nuk do kandidonte për kryetar por vetëm sa të largonte Bashën dhe u zhgënjyen. Aksioni politik i Berishës është kontrolli i opozitës për interesa personale dhe familjare politike. Është larg shpresa e gjithë kujt që rri pranë Berishës se do bëjnë karrierë.

Lini një Përgjigje