TAGS-AT E JAVËS

Moti17 Maj 2024, 09:54

Përgatituni për plazh/ Metereologu tregon si do të jetë moti për fundjavën

Shkruar nga Pamfleti

Përgatituni për plazh/ Metereologu tregon si do të jetë moti

Metereologu Hakil Osmani ka treguar se si do jetë moti gjatë kësaj fundjavë dhe javës e ardhshme. Ai tha moti pritet të jetë i qëndrueshëm, teksa nuk do të mungojnë as temperaturat e larta.

“Dita e sotme do të sjellë interval të gjata me kthjellime deri në orët e mesditës dhe pasdites, më pas do të kemi kalime të lehta të vranësirave, më të dukshme në zonat malore.

Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit. Në qytetet e zonave malore do kemi vlera 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në orët e mesditës do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Dita e shtunë në pjesën e parë të saj pritet të jetë me interval të gjata me kthjellime. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat. Edhe dita e diel gjatë paradites mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërsa pasditja sjell kalime të vranësirave dhe reshje shiu.

Edhe dita e hënë mbetet në mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta, maksimumet do të jenë 29-30 gradë Celsius. Paraditet do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ndërsa pasditet do të kenë reshje të pakta shiu”, tha Osmani.

moti

Lini një Përgjigje

Moti

Moti

13 Shkurt 2023, 19:0419:04Moti