
Dita e martë do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët ndërsa orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të ketë kohëzgjatje të orëve me diell.
Këto masa ajrore të ngrohta, rrezatimi diellor si dhe era jugore do të bëjë që të martën dhe ditët në vijim temperaturat të pësojnë rritje, kryesisht në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në zonat malore 0 deri 15°C
-Në zonat e ulëta 1 deri 20°C
-Në zonat bregdetare 6 deri 20°C
Lini një Përgjigje