TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES26 Korrik 2025, 18:03

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu në jug; mbi 1 mijë forca në terren!

Shkruar nga Pamfleti
10 MUAJ ME PARE

Zjarri në Borsh aktiv prej 48 orësh, ende asnjë veprim për shuarjen e flakëve 

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu
 
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga zjarret. Vetëm ditën e sotme janë raportuar mbi 17 vatra aktive zjarri nga veriu në jug, për të cilat forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i vënë nën kontroll. 

Një vatër zjarri është aktive prej 48 orësh në Borsh, ndërkohë që për fikjen e zjarrit nuk është angazhuar asnjë zjarrfikëse dhe nuk është marrë asnjë masë.  

Flakët vijojnë të përhapen, ndërsa raportohet se janë shumë pranë zonës së plazhit dhe fshatit. Ende nuk ka një informacion mbi arsyen përse nuk është angazhuar asnjë forcë zjarrfikës.  

Ndërkohë që në disa zona për fikjen e zjarreve por ndërhyhet edhe nga ajri, ku në ndihmë kanë ardhur avionët Canadair nga Kroacia dhe Italia.    
 

10 MUAJ ME PARE

Terreni i vështirë pengon shuarjen e zjarrit në Parkun e Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Ndërhyrja do vijojë nesër në mëngjes

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu

Vatra e zjarrit që përfshiu një pjesë me bimësi të ulët në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës në Pustec vazhdon të mbetet aktive për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve kaluese.

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, tha se ndërhyrja ka qenë e menjëhershme që në momentin e parë të sinjalizimit, por thatësira dhe kushtet atmosferike kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

“Në terren kanë qenë zjarrfikësit e bashkisë sonë, ata të Pogradecit, punonjës të shërbimeve publike dhe zona e mbrojtur. Jemi në koordinim për të vijuar ndërhyrjen në orët e para të mëngjesit, pasi specialistët vlerësojnë se do të jetë më efikase,” deklaroi Kolefski.

Ai sqaroi se sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme, por për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, nuk mund të jepet ende një shifër e saktë. Dyshimet e para mbi shkakun e zjarrit flasin për pakujdesi ose zjarrvënie të qëllimshme, çështje që do të vërtetohet nga hetimet e strukturave përkatëse.

10 MUAJ ME PARE

Flakët “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë; shkak përmasat e mëdha të zjarrit!  

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu
Situata me zjarret vijon të mbetet kritike nga Veriu deri në Jug të vendit. Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit, me flakët e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota, por jo vetëm. 

Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin e automjeteve se dhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Bulqizës. 

Për shuarje e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikësish, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në ndihmë për fikjen e zjarrit janë edhe dy helikopterë. 

10 MUAJ ME PARE

Flakët pranë majës së Shashicës, dy avionë Canadair ndërhyjnë nga ajri; vatër zjarri edhe në Parkun Kombëtar të Prespës 

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu
 
Dy avionë "Canadair" të ardhur nga Kroacia dhe Italia kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit në malin e Shashicës në Vlorë. Kjo vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme, ndërsa terreni i vështirë e ka bërë gati të pamundur ndërhyrjen nga toka. 

Dy avionët zjarrfikës, po marrin pjesë në operacion duke kryer hedhje të njëpasnjëshme uji mbi zonën e përfshirë nga flakët masive. Temperaturat e larta dhe era që fryn ka favorizuar përhapjen e flakëve me shpejtësi, ndërsa rrezikon të përfshijë zonat e banuara në afërsi të fshatit Kaninë. 

Ndërkohë që një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit. Vatra ka marrë përmasa gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll. Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës. 

Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike. 

10 MUAJ ME PARE

Zjarri përfshin masivin pyjor në Klos, tymi i dendur “pushton” zonën

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu 
Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në vendin tonë, më specifikisht në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një kurorë me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos.  

Flakët janë favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era e fortë, duke marrë përmasa të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Zjarri ka përparuar me shpejtësi dhe tashmë ka kaluar kufirin administrativ të Bashkisë Bulqizë, ku rrezikon drejtpërdrejt një pikë karburanti dhe disa biznese që ndodhen përgjatë Rrugës së Arbrit. 

Sipas banorëve të zonës, situata është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat zjarrfikëse dhe bashkitë përkatëse, për të shmangur një katastrofë më të madhe. 

Tymi i dendur dhe flakët kanë mbuluar pjesërisht edhe segmentin rrugor të Rrugës së Arbrit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks të rëndësishëm. 

Autoritetet lokale ende nuk kanë bërë të ditur masat konkrete të marra për përballimin e situatës, ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje ajrore dhe mbështetje nga Forcat e Armatosura për të frenuar përhapjen e zjarrit. 

10 MUAJ ME PARE

Zjarr i madh në Konispol, shkrumbohet një banesë; evakuohen banorët

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa një zjarr i madh masiv është aktivizuar edhe gjatë ditës së sotme në zonën e Konispolit.

Zjarri nisi dje në fshatin Ninat, ku gjatë natës, shërbimet zjarrfikëse të Konispolit dhe banorë kanë punuar për ta shuar.

Ndërsa sot është aktivizuar përsëri në fshatin Markat, duke rrezikuar dhe banesa. Sipas informacionit nga terreni, deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa familjarët i kanë nxjerrë nga shtëpia.

Mësohet se deri në këto momente, po punohet për shuarjen e flakëve vetëm me një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë dhe zjarrfiksja dhe ushtria.

Ndërkohë, po pritet edhe ndëryrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë.

10 MUAJ ME PARE

Flakët rrezikonin Parkun e Llogarasë, shuhet pas 8 ditësh vatra e zjarrit në Dukat

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu

Pas 8 ditësh përpjekjesh intensive, është shuar plotësisht vatra e zjarrit në majën e malit të Dukatit që rrezikonte parkun kombëtar të Llogarasë.

Burime nga terreni bëjnë me dije se situata po shkon drejt normalizimit, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër e vogël pranë fshatit, pa rrezik për banesat apo zonën e mbrojtur.

Nëse nuk fryjnë erëra të forta, edhe kjo vatër pritet të vendoset nën kontroll brenda ditës.

 

10 MUAJ ME PARE

Zjarr në Shpirag, ushtria "në luftë" me flakët; në rrezik puset e naftës

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 17 vatra aktive nga veriu
Zjarr në Shpirag

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Shpiragut në qytetin e Beratit, duke shkaktuar djegien e konsiderueshme të bimësisë me shkurre e pisha. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe terreni i thyer malor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Prej ditës së djeshme, mbi 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra forca të MZSH-së janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre janë vënë edhe forcat e ushtrisë, përfshirë dy helikopterë të cilët kanë kryer ndërhyrje nga ajri për të ndaluar përparimin e flakëve.

Situata paraqitet më problematike në zonën e fshatrave Galinë dhe Paftal, ku zjarri është afruar pranë banesave, duke rritur rrezikun për popullatën. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë i pranishëm në terren së bashku me drejtuesit vendorë të Beratit, duke ndjekur nga afër operacionet për menaxhimin e situatës. Baza Ajrore e Kuçovës është vënë në gatishmëri të plotë, ndërsa ndihma ndërkombëtare ka filluar të mbërrijë, përfshirë ekipe nga Hungaria dhe një avion me kapacitet për mbushje në det.

Autoritetet po i kushtojnë vëmendje të veçantë puseve të naftës në zonën e Shpiragut, pasi avancimi i flakëve në këtë drejtim mund të shkaktojë pasoja të rënda mjedisore.

Lini një Përgjigje