
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë deklaroi se termi ‘prona ime’ brenda hapësirave të komunitetit nuk do të ekzistojë më.
Rama tha se ky veprim nga tani do të konsiderohet vepër penale, duke paralajmëruar të gjithë ata që kanë ngritur biznese, si parkingje private në këto hapësira.
Më tej ai shtoi se edhe ne rastet kur një pronë e caktuar jepet nga pronarët për ndërtim, çdo hapësirë që i ngelet pallatit pas ndërtimit nuk konsiderohet më pronë e pronarëve të mëparshëm, por hapësirë publike e pallatit.
“Lidhur me okupimin e një territori brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin “është prona ime”, kjo do të konsiderohet vepër penale. Kush vendos një tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty, me pretendimin se është prona e vet mes pallateve, kjo është vepër penale.
Çdo lloj zënie tjetër e rrugës dhe pengimi i njerëzve me idenë “është prona ime”, është vepër penale. E kemi konsultuar këtë me të gjithë legjislacionet, dhe nuk ndodh askund që dikush, në emër të pronës së vet, të bëjë çfarë të dojë kur ndodhet në qytet dhe jo në pyll.
Kemi adresuar edhe çështjen e bashkëpronësisë së truallit përreth një godine. Nëse një grup pronarësh bëjnë marrëveshje me një ndërtues për një pallat dhe ai pallat ndërtohet në një përqindje të atij territori që është pronë, gjithçka tjetër që nuk përfshihet në trupin e pallatit nuk është më pronë e atyre pronarëve. Lind nevoja për masë ligjore për të riparë dhe për të përmbysur dokumentet që janë në shkelje të këtij parimi”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve 90’.
Gjithashtu ai theksoi se do të konfiskohen edhe objektet në të cilat është shkelur leja e ndërtimit përtej masës 2% të kufirit të parashikuar në leje.
“Nga ana tjetër, do të marrim një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe të gjitha ngrehinat e braktisura nëpër Shqipëri që nga vitet ’90, që qëndrojnë si karakatinë dhe që kanë edhe problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë përfundimisht edhe aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anë e kanë shkelur edhe të ligjshme edhe të ndërlikuara, kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me 2% të kufijve të lejes. 2% është krejtësisht e arsyeshme që është edhe në vende të tjera të botës, por kur ky 2% kapërcehet, kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese. Paligjshmëria është e plotë sepse shkelje në ndërtim dhe ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi bëhen në vetëdije dhe janë një shkelje në vazhdim e ligjit. Kjo do të sjellë kalimin menjëherë të asaj prone në dyert e shtetit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja të forta në sektorin e ndërtimit dhe të sigurimeve, gjatë një mbledhjeje me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë.
Ai tha se do bëhet një rregullore e re që lejon konfiskimin e objekteve të braktisura apo ndërtimeve problematike që datojnë që nga vitet ’90. Gjithashtu Rama paralajmëroi se çdo tejkalim mbi 2% të lejes së ndërtimit do të çojë në sekuestrim të menjëhershëm të objektit.
Nisma është drejtë, por ajo që nuk bën sens tashmë, është vetë fakti që kjo nismë po bëhet nga Rama, i cili vetë ka dhënë leje pa fund në 13 vite në pushtet.
“Ne kemi bërë disa ndërhyrje të arsyeshme pas tërmetit, por gjithsesi ka pasur shumë devijime në disa kategori, përfshirë edhe noterët. Për këtë arsye do e adresojmë edhe problematikën e sigurimeve jo vetëm për tërmetet. Dhe bashkë me sigurimin jemi duke siguruar edhe një garanci bankare për të gjithë ata që marrin një leje drejtimi.
Nga ana tjetër do të marrim një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ndërtimet që nga vitet ‘90 që qëndrojnë si karakatina dhe që kanë problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve. Kur vjen puna për shkeljen e lejes së ndërtimit mbi 2% mbi lejen e ndërtimit, atëherë kjo do të prodhojë sekuestrim të menjëherë të të gjithë ndërtimit. Paligjshmëria është e plotë, nuk është e pjesshme, bëhen me muaj dhe me vite nga njëherë janë me vetëdije të plotë ndaj ligjit”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hartimin e një liste të zezë me ndërtuesit që abuzojnë me ligjin. Ai ka mbledhur në një takim drejtuesit e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e kryeqytetit, ku ka dhënë direktiva mbi aksionin për lirimin e hapësirave publike.
“Do të miratohet me ligj krijimi i një listë të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojn me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në këtë listë do të penalizohet për një numër të caktuar vitesh. Do marrim masat për një kategori ndërtuesish problematike, që njihen si mashtruesat që nuk linin banorët të futenin në pallat apo disa të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve pa hipoteka. Masat për këtë kategori do të jenë drastike. Ju bëj thirrje ta zgjidhin këtë problematike para miratimit të aktit normativ”, tha Rama.
Sipas tij, masa do të ketë ndaj gjithë ndërtuesve që i shesin apartamentet nga disa herë apo mashtrojnë organet përgjegjëse.
Por problemi është se kryeministri harron që ka 13 vite në pushtet. Shumë mirë që do e nisë këtë aksion, por a nuk janë bashkitë e tij që kanë dhënë leje ndërtimi. A nuk është Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar prej tij që u ka dhënë leje ndërtimi këtyre ndërtuesve.
Po ashtu para pak vitesh Rama nisi një aksion të ngjashëm për katet pa leje, “3 ditë” zgjati ai aksioni. Nuk u mor vesh kurrë se çfarë u bë me katet e sekuestruara dhe procedimet penale. Njerëz si Pëllumb Salillari jo vetëm ja hodhën ligjit, por dhe rimorën katet pa leje.
Po ashtu edhe te objektet e legalizuara. Problemi qëndron te Kadastra, pasi skandali është se janë e legalizuar në shkelje flagrante. Po ashtu dhe te ndërtimet, çdo Bashki dhe inspektorët duhet të mbikyqrin punimet e një objekti. Pra kryeministri në këto 13 vite ka mbyllur sytë dhe tani kujtohet.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për lokalet që kanë bërë shtesa pa leje dhe më pas i kanë legalizuar.
Sipas tij, kjo gjë është bërë në shkelje të ligjit dhe kudo që janë zaptuar hapësirat publike do të ndërhyhet. Ai tha se kjo nuk vlen për banesat.
“Procesi i legalizmit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Jo që ndërto pas vitit 2020, deklaro dhe kur ka nevojë për ndërhyrje bashkia apo qeveria për interes publik, thonë jemi në proces. Këtë do ta deklarojmë të pavlefshme. Deklarimet për godinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, jemi për të diskutuar këtë mashtrim të madh. Nuk do të humbitet asnjë minutë që agjencia e Kadastrës të bëjë skualifikimin", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në takim deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ai u shpreh se aksioni do të vijojë sepse ka shumë pritshmëri nga qytetarët.
Ai u shpreh se nuk do të ketë tolerim edhe ndaj objekteve që janë legalizuar.
“Të gjithë inventarin e problematikave të konstatuara në territor, nëse thjesht dhe vetëm këto problematika do të adresohen si duhet, është garanci që do sjellë çlirim, frymëmarrje të kryeqytetit dhe do të hapim perspektiva të reja për punët në vazhdim, që së bashku me Bashkinë e Tiranës, të adresojmë që në këto territore, të ndërtohet një moazik i ri, i një rilindjeje urbane 2.0. Shumica janë me zënien e hapësirës publike dhe prekin praktikisht jetën e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Bashkinë e Tiranës. Volumi është tejet i madh, kanë krijuar një lloj pritshmërie, besimi, çojnë ankesa. Ka filluar edhe në pjesë të tjera të territorit”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje