
Situata e zjarreve në Gramsh ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa kërkohet evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara.
Në një njoftim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje banorëve të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurtë.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes apeloi banorët e Skënderbegasit të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurtë.

Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale të bashkisë Gramsh kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Një ndër pasojat është djegia e teqes së Shemberdhenjës, një objekt me vlerë historike dhe shpirtërore për komunitetin, ku sipas burimeve nga terreni dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda.
Flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë disa, mes tyre Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur, duke shkaktuar një situatë alarmante.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar tej mase përpjekjet e forcave të emergjencës për të frenuar përhapjen e zjarreve.
Autoritetet vendore dhe qendrore kanë dislokuar trupa shtesë në terren, përfshirë Forcat e Armatosura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa vijon ndërhyrja me helikopterë nga ajri për të ndihmuar në izolimin e vatrave më të rrezikshme.
Në disa prej fshatrave është evakuuar për të shmangur rrezikun për jetën, ndërkohë që dëmet në pyje, kullota dhe objekte banimi janë të konsiderueshme.
Situata nga zjarret paraqitet tepër kritike në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit, ku për tre fshatra Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër evakuimi.
Si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve në fshatin Bulcar ka mbetur e izoluar në një fermë, një prind me dy fëmijë.
Ndërkohë është shënuar edhe viktima e parë nga zjarret.
Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është nisur drejt Gramshit për të monitoruar situatën. Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.
Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe bëjnë të ditur se kanë vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.
Ndërkohë, Teqeja e Shemberdhenjes është shkrumbuar nga flakët dhe raportohet se një person dyshohet të jetë bllokuar brenda saj.
Vatra aktive zjarresh janë regjistruar në fshatra të njësisë Skënderbegas, duke përfshirë Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.
Deri më tani, përballja me flakët është bërë vetëm me zjarrfikëset e bashkisë dhe punonjësit vullnetarë, ndërsa ndërhyrja e forcave të armatosura dhe shërbimeve të emergjencës pritet të intensifikohet.
Pamje apokaliptike nga Gramshi, konfirmohet viktima e parë nga zjarret në vend pic.twitter.com/S5SblJmMqB
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 12, 2025
Një vatër zjarri masive ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës në Kukës, në zonën administrative të Malziut, në vendin e quajtur Maja e Zezë.
Flakët kanë përfshirë një territor me rëndësi të veçantë ekologjike dhe natyrore, ku përhapen pyje me gështenjë, dushk dhe ah, të cilat janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar disa hektarë të tyre.
Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thepisur, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka.
Gjithashtu janë angazhuar 10 punonjës të zjarrfikëses, 5 të AZM-së (Administrata e Zonave të Mbrojtura) si dhe banorë dhe punonjës të njësisë administrative, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve
Deri më tani nuk raportohet për rrezik për zonat e banuara, pasi zjarri është lokalizuar larg tyre.
Dëmet në sipërfaqen pyjore janë të konsiderueshme dhe pritet një vlerësim më i saktë në vijim.
Organet lokale bëjnë thirrje për kujdes maksimal në këtë periudhë me temperatura të larta dhe thatësirë, ndërsa paralajmërojnë ndëshkime për çdo zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia.
Parku Natyror i Munellës është një nga zonat më të pasura për nga biodiversiteti dhe burimet natyrore, dhe çdo dëmtim i këtij territori përbën humbje të madhe mjedisore.

Si shkak flakëve dhe tymit që ka pushtuar zonën mësohet se në fshatin Kullollas, në Gramsh, një person i moshuar ka ndërruar jetë...
Është regjistruar viktima e parë nga zjarret në vend. Në Gramsh, flakët kanë dalë jashtë kontrollit prej disa orësh duke shkrumbuar shkurre, sipërfaqe pyjore dhe banesat në disa fshatra. Si shkak flakëve dhe i tymit mësohet se një person i moshuar në fshatin Kullollas, në Gramsh, ka ndërruar jetë, si pasojë e asfiksisë.
80-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, që më pas i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur masivisht në disa fshatra të tjerë.
“Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën”, njofton policia.
Nisur nga situata alarmante, Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre.
“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, njofton ministria.
Në fshatin Skënderbegas, një ndër zonat më të goditura, është dhënë urdhri për evakuim të plotë, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave.
Megjithatë, situata bëhet edhe më dramatike nga refuzimi i disa banorëve për t’u larguar, të cilët mes lotëve po përpiqen të shpëtojnë ç’të munden nga shtëpitë që po digjen.
“Nuk ikim, këtu kemi jetën tonë,” dëgjohen të thonë, të pushtuar nga dëshpërimi.
Zjarret kanë lënë banorë të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë arritur të hyjnë në zonat kritike për shkak të tymërave të dendur dhe flakëve gjigande, që e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Administrator i njësisë Skënderbegas në Gramsh në një deklaratë për mediat tha se situata është shumë shumë e rëndë dhe se dëmet janë të mëdha.
"Zjarri ka përfshirë 4 fshatra ku dy janë djegur plotësisht, Kullollas dhe Bletëz. Vijon aksioni për të larguar banorët nga zona", tha ai.
Gjendja është kritike edhe në fshatrat përreth, ku çdo minutë ka rëndësi për të shpëtuar jetë, shtëpi dhe tokë. Ndërkohë, thirrjet për ndihmë nga banorët në media sociale dhe komunikime me autoritetet po shtohen nga ora në orë.
Situata nga zjarret në Gramsh është përshkallëzuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave.
Dy fronte aktive dhe të rrezikshme zjarri janë përhapur me shpejtësi që prej mëngjesit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe jetën e qytetarëve.
Ndërkohë sipas TCH, një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, dhe ka kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet.
Situata e zjarreve në Gramsh mbetet kritike, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes ka bërë përsëri një thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
"THIRRJE URGJENTE!
Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt", apelon Mbrojtja.
Situata e zjarreve në Gramsh sa vijon të rëndohet. Si pasojë e flakëve që janë përhapur me shpejtësi bëhet me dije se kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët.
Raportohet se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve, ndërsa janë nisur edhe ministri Pirro Vëngu dhe kreu i Emergjencave, Haki Çako.

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre, ndërkohë që mësohet se ka pasur rezistencë nga ana e qytetarëve.
“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, njofton ministria.
Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen.
Përveç fshatrave të përmendur, vatra zjarri ka edhe në Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj, ndërsa janë nisur 4 helikopterë.

Situata është kritike dhe kërkohet ndihmë urgjente nga autoritetet.
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të mbetet kritike, ndërsa forcat e emergjencës po përballen me dy fronte të rrezikshme në Gramsh.
Në fshatin Kullollas dhe Bletës, mësohet se flakët e favorizuara nga era kanë përparuar me shpejtësi dhe po djegin shtëpitë. Gjithashtu mësohet se është djegur teqeja e Shemberdhenjes dhe dyshohet se një person është i bllokuar brenda
Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, megjithatë raportohet se ende ka banorë të bllokuar në fshat. Situata është kritike dhe kërkohet ndihmë urgjente nga autoritetet. Ndërkohë që si shkak i tymit nuk lejohet të shkojnë ambulancat dhe as zjarrfikësit as autoritetet.
Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.
Ndërkohë, në orët në vijim pritet nisja e operacioneve ajrore për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat dhe infrastrukturën.
Vatra zjarri aktive mbeten edhe në të gjithë vendin nga veriu në jug. Në qarqet Berat, Tiranë dhe Dibër, flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra, veçanërisht në Poliçan dhe Rehovë. Disa vatra janë përhapur në zona të thella malore dhe me terren të thyer, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Në shumë raste ndërhyrja është bërë e mundur vetëm me mjete ajrore, si në fshatin Damjan në Tiranë apo në zonën e Xathit në Pukë, ku janë aktivizuar forcat e armatosura dhe mjete të specializuara të emergjencës.
Vatrat aktive:
Qarku Vlorë, në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA dhe rreth 90 forca operacionale, mbçshterur edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Sot pritet të vazhdojë puna me të njëjtat kapacitete, të ndihmuara edhe nga 1 helikopter Black hawk i Forcës Ajrore.
– Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, mbi tunelin e Skërficës vazhdon zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje, terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka. Situata po monitorohet dhe paraqitet e qëndrueshme.
Qarku Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, Bashkia Bulqizë në zonë të mbrojtur vazhdon aktive kjo vatër zjarri, që është zhvilluar me intensitet mbi fshatin Val, larg zonave të banuara në një zonë shkëmbore ku digjen, bimë më të rralla dhe barishte.. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.
Në fshatin Xibër, bashkia Klos vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.
Qarku Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit, duke iu afruar qytetit pranë Azilit të të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë pesë mjete dhe rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore.
Në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, zjarri ka përparuar në afërsi të banesave. Është bërë evakuimi i banorëve gjatë dhe kanë operuar forca operacionale vendore.
Qarku Tiranë, vijon aktiv zjarri në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, ku po forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e tij.
Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh. Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.
Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.
Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.
Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.
Qarku Durrës, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë është aktivizuar një vatër zjarri në terren të vështirë, ku po veprojnë mjete dhe forca operacionale vendore.
Qarku Gjirokastër, në fshatin Turan, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder, ku u dogjën dy stalla, por me dëme minimale në bagëti. Ne terren operuan rreth 100 forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, dhe sot vijon puna, të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.
Qarku Elbasan, në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me shkurre dhe ferr, ku operuan forcat operacionale punuan të MZSH Gramsh të mbështetur nga 25 efektivë të FA Elbasan.
Qarku Shkodër, është aktivizuar vatër zjarri në hyrje të qytetit Pukë, vijojnë punën forcat operacionale vendore. Situata është në kontroll dhe nuk paraqet rrezik.
Në fshatin Xath, bashkia Fushë Arrëz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, që nuk e mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Përveç afro 80 forcave operacionale vendore sot po operojnë edhe 65 forca të FA, me 2 mjete zjarrfikëse.
Qarku Kukës, është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, bashkia Tropojë, pa rrezik për banesat. Janë angazhuar rreth 60 forca nga strukturat operacionale vendore dhe 5 mjete zjarrfikëse. Vatra ngelet aktive por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje.
Në bashkinë Kukës, një vatër zjarri në zonë pyjore në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri vazhdon të jetë në monitorim.
Qarku Korçë, në fshatin Gërmenj, bashkia Kolonjë është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen. Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 vatra zjarri në mbarë vendin, nga të cilat 19 mbeten ende aktive. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë zonat e mbrojtura si Parku i Syrit të Kaltër, “Rëzoma” dhe zonat pyjore të Kolonjës e Gjirokastrës. Operacionet për shuarjen e zjarreve po kryhen nga mbi 1 mijë forca tokësore dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga ajri me avionë dhe helikopterë nga Shqipëria, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në qarqet Berat, Tiranë dhe Dibër, flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra, veçanërisht në Poliçan dhe Rehovë. Disa vatra janë përhapur në zona të thella malore dhe me terren të thyer, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Në shumë raste ndërhyrja është bërë e mundur vetëm me mjete ajrore, si në fshatin Damjan në Tiranë apo në zonën e Xathit në Pukë, ku janë aktivizuar forcat e armatosura dhe mjete të specializuara të emergjencës.
Sipas IGJEUM, për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të shkojnë deri në 41°C, rreziku për përhapjen e zjarreve është “i lartë” në të gjitha qarqet dhe “shumë i lartë” në disa zona të Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për të raportuar menjëherë çdo vatër zjarri. Pritet që operacionet të vijojnë me të njëjtat kapacitete edhe gjatë ditës së sotme.
Vatrat aktive janë si më poshtë:
Qarku Vlorë, në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA dhe rreth 90 forca operacionale, mbçshterur edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Sot pritet të vazhdojë puna me të njëjtat kapacitete, të ndihmuara edhe nga 1 helikopter Black hawk i Forcës Ajrore.
– Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, mbi tunelin e Skërficës vazhdon zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje, terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka. Situata po monitorohet dhe paraqitet e qëndrueshme.
Qarku Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, Bashkia Bulqizë në zonë të mbrojtur vazhdon aktive kjo vatër zjarri, që është zhvilluar me intensitet mbi fshatin Val, larg zonave të banuara në një zonë shkëmbore ku digjen, bimë më të rralla dhe barishte.. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.
– Në fshatin Xibër, bashkia Klos vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.
Qarku Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit, duke iu afruar qytetit pranë Azilit të të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë pesë mjete dhe rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore.
– Në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, zjarri ka përparuar në afërsi të banesave. Është bërë evakuimi i banorëve gjatë dhe kanë operuar forca operacionale vendore.
Qarku Tiranë, vijon aktiv zjarri në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, ku po forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e tij.
– Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh. Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
– Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.
– Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.
– Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.
– Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.
Qarku Durrës, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë është aktivizuar një vatër zjarri në terren të vështirë, ku po veprojnë mjete dhe forca operacionale vendore.
Qarku Gjirokastër, në fshatin Turan, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder, ku u dogjën dy stalla, por me dëme minimale në bagëti. Ne terren operuan rreth 100 forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, dhe sot vijon puna, të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.
Qarku Elbasan, në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me shkurre dhe ferr, ku operuan forcat operacionale punuan të MZSH Gramsh të mbështetur nga 25 efektivë të FA Elbasan.
Qarku Shkodër, është aktivizuar vatër zjarri në hyrje të qytetit Pukë, vijojnë punën forcat operacionale vendore. Situata është në kontroll dhe nuk paraqet rrezik.
– Në fshatin Xath, bashkia Fushë Arrëz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, që nuk e mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Përveç afro 80 forcave operacionale vendore sot po operojnë edhe 65 forca të FA, me 2 mjete zjarrfikëse.
Qarku Kukës, është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, bashkia Tropojë, pa rrezik për banesat. Janë angazhuar rreth 60 forca nga strukturat operacionale vendore dhe 5 mjete zjarrfikëse. Vatra ngelet aktive por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje.
– Në bashkinë Kukës, një vatër zjarri në zonë pyjore në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri vazhdon të jetë në monitorim.
Qarku Korçë, në fshatin Gërmenj, bashkia Kolonjë është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen. Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.
Mjete ajrore që kanë operuar gjatë ditës së djeshme:
– 1 Avion Canadair kroat
– 2 Avionë PZL grekë
– 1 Black Hawk nga Republika Çeke
– 1 Black Hawk nga Sllovakia
– 2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura te Shqipërisë
Pritet të operojnë sot :
– 2 Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe
– 1 Black Hawk nga Republika Çeke
– 1 Black Hawk nga Sllovakia
– 2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura te Shqipërisë
Sipas informacionit të IGJEO-s, sot nuk priten reshje.
Sa u përket zjarreve në pyje, pritet nivel rrezik I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim).
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore.
Lini një Përgjigje