
Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një rezidencë artistike, e hapur për qytetarët dhe ata që duan të promovojnë artin e tyre.
Rezidenca do quhet Vila 31 dhe Art Explora, emri i fondacionit që po realizon projektin.
Në ceremoninë e hapjes merr pjesë kryeministri Rama, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe me ambasadoren franceze Catherine Suard.
“Një nder i madh për mua të jem mes jush për të përuruar këtë projekt kaq mbresëlënës si “Vila 31”. Emblemë e shndërrimit të Shqipërisë, ky vend futet në një jetë të re si rezidencë përkushtuar dialogut kulturor dhe angazhimit artistik. “Vila 31”, më tepër se një hapësirë e thjeshtë pune, është një vizion hapje, një art pa kufi. Ajo e shënjon Tiranën në rrjetin e platformave kryesore evropiane të krijimit të artit bashkëkohor. “Vila 31” është pjesë e dinamikës së bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë”, tha ambasadorja.
Lini një Përgjigje