
Teatri shëtitës nis takimet me publikun. Vetëm këtë javë, priten të jepen dhjetë shfaqje.
Nisin me tre shfaqje për fëmijë në qytetin e Patosit takimet e Teatrit Shëtitës "Çajupi" me publikun për vitin 2025. Të mërkurën paradite fëmijët e shkollave dhe kopshteve të Patosit do të kenë mundësi të ndjekin shfaqjen "Ëndërr apo e vërtetë?" me regji të Dajana Nenaj.
Kjo shfaqje ditën e enjte do të udhëtojë në Himarë për të dhënë edhe në qytetin bregdetar, me ftesë të kryetarit të bashkisë Z. Vangjel Tavo, tri shfaqje për fëmijët e shkollave dhe kopshteve.
Për të vijuar më pas të shtunën dhe të dielën në orën 11 me vogëlushët e qytetit të Vlorës. Publiku vlonjat do të ketë mundësinë ditën e shtunë dhe të diel në mbrëmje, në orën 19:00 të ndjekë komedinë e suksesshme "Gruaja e burrit tim" me regji të Kiço Londos.

Lini një Përgjigje