
Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, nga nesër do të jetë shtetas edhe i Kosovës.
Nesër në Tiranë do të vijë presidentja Vjosa Osmani, e cila ka firmosur dekretin për dhënien e nënshtetësisë dhe do ja dorëzojë personalisht.
Një muaj më parë, në Prishtinë, presidentja Osmani kishte nënshkruar këtë dekret që sipas saj, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe është nderim për shtetin e Kosovës.
Ndërsa në qershor të këtij viti, Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.
Lini një Përgjigje