TAGS-AT E JAVËS

Kulture31 Janar 2026, 16:31

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi!

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi!
Aktori Fitim Makashi

Makashi ishte një emër i respektuar i skenës dhe ekranit

Humbje e madhe për kinemanë shqiptare. Aktori Fitim Makashi ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare. Makashi ishte një emër i respektuar i skenës dhe ekranit, i cili për vite me radhë dha një kontribut të çmuar në artin shqiptar.

Lajmi i trishtë ka prekur familjarët, kolegët dhe publikun, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe mirënjohjeje për figurën dhe veprën e tij artistike.

Makashi u dallua për interpretimet e fuqishme në teatër dhe kinematografi, duke sjellë personazhe me thellësi emocionale dhe autenticitet. Përkushtimi i tij ndaj artit e bëri një nga aktorët më të dashur për publikun dhe të vlerësuar nga kolegët.

Trashëgimia e Fitim Makashit do të jetojë përmes roleve që la pas dhe kujtimit të një artisti që i shërbeu skenës me pasion dhe dinjitet.

Jeta e Fitim Makashit:

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967.

Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.

Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi!

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

 

fitim makashi

Lini një Përgjigje