Një mbrëmje magjike, e mbushur me elegancë, ndjeshmëri dhe art skenik, vjen në skenën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, ku Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOBAP) ngjitet për t’i dhuruar publikut një përjetim të veçantë artistik.
“Valsi i Luleve” është një udhëtim koreografik që përfshin fragmente nga repertori i baletit klasik, të ndërthurura me elemente të gjuhës bashkëkohore të lëvizjes. Programi krijon një dialog të ndjeshëm mes traditës dhe modernes, duke ruajtur hijeshinë klasike dhe duke e pasuruar atë me shprehje të reja artistike.
Kjo natë e dedikuar baletit synon të sjellë pranë publikut vlonjat bukurinë, disiplinën dhe emocionin që ky art përcjell, duke e kthyer skenën në një hapësirë ku lëvizja, muzika dhe ndjenja bashkohen në harmoni të plotë.
Një mbrëmje që nuk duhet humbur nga dashamirësit e baletit dhe artit skenik. Shijojeni sonte, 29 janar, ora 19 në teatrin 'Petro Marko', Vlorë
Lini një Përgjigje