TAGS-AT E JAVËS

Kulture11 Korrik 2023, 11:36

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë skulptori Agim Rada

Shkruar nga Pamfleti

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë

Skulptori i njohur Agim Rada ka humbur jetën sot në mëngjes, si pasojë e sëmundjes së rëndë në mushkëri. Rada mësohet të jetë shtruar në spitalin e Sanatoriumit që ditën e mërkurë dhe sot dha frymën e fundit, në moshën 70 vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga miqtë e tij të afërt, të cilët sot nuk patën dot mundësinë të flisnin me Gimin e dashur.

I lindur më 24 maj 1953 në Tiranë, Agim Rada ka vënë ‘vulën e tij’ në statuja shumë të famshme, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko, e shumë të tjerë.

Portretit të  Mit’hat Frashërit, Rada, i ka veshur një buzëqeshje, dhe një papion, sikundër e kanë edhe bustet e vëllezërve Frashëri.

Ishte pikërisht pasioni për punën e tij që e bëri të paharrueshëm, por i fali edhe sëmundjen. Kjo, pasi skulptori i njohur problemet me mushkëritë i kishte pikërisht nga pluhurat e shkaktuara prej krijimtarisë artistike. Në këtë rast, duhet thënë se për hir të artit të tij, Agim Rada dha shpirtin, në kuptimin e parë të fjalës.

Lamtumirë! /Pamfleti

agim rada humb jeten

Lini një Përgjigje