TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Korrik 2023, 22:53

Gjendet i pajetë një shtetas i huaj Shkodër, mister shkaqet e vdekjes

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë një shtetas i huaj Shkodër, mister shkaqet e

Trupi i pajetë i një shtetasi të huaj është gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në Koplik. Viktima u gjet në afërsi të një pallati trekatësh në ndërtim, në dalje të qytetit.

Mësohet se viktima u konstatua rreth orës 21:45 nga një qytetar, i cili njoftoi policinë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ndërsa pritet që me ardhjen e specialistëve nga Shkodra të zbardhen më shumë detaje rreth shkaqeve të vdekjes së personit në fjalë.

Si identiteti ashtu dhe kombësia e tij momentalisht nuk dihen.

Lini një Përgjigje