
Shkrimtari çek Milan Kundera, autori i "Lehtësia e padurueshme e qenies", ka vdekur në moshën 94-vjeçare, tha Anna Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës Milan Kundera në qytetin e tij të lindjes, Brno.
Kundera fitoi vlerësime për stilin e tij të të shkruarit tema dhe personazhe që lundronin midis realitetit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe botës së lartë të ideve.
“Fatkeqësisht mund të konfirmoj se z. Milan Kundera ndërroi jetë dje (e martë) pas një sëmundjeje të zgjatur”, tha ajo për AFP.
Romancieri jetoi në Francë që nga emigrimi i tij nga Çekosllovakia e sunduar nga komunistët në 1975.
I lindur më 1 prill 1929 në qytetin e dytë më të madh çek të Brno-s, Kundera shkroi poema dhe tregime të shkurtra përpara se romani i tij i madh, "Shakaja" të botohej në 1967
Kush ishte Milan Kundera?
Kundera ka jetuar në Francë prej vitit 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. Lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pjanisti Ludvík Kundera (1891-1971), ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš Janáček. Babai i mësoi Kunderës të luante në piano që në moshë të re. Me vonë Kundera studioi muzikë për njëfarë periudhe. Influenca e muzikës, ashtu si referenca të shpeshta mbi të, mund të gjenden në shumë vepra të Kunderës.
Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta për letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime u transferua në Fakultetin e Filmit të Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqendrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua t'i ndërpriste studimet për arsye politike.
Pas diplomimit më 1952 u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste brezit të të rinjve çekë që nuk e kishin provuar Republikën Demokratike Çekosllovake të paraluftës. Rritja e këtij brezi u karakterizua prej eksperiencës së fituar nga Lufta e Dyte Botërore dhe pushtimi gjerman. Përvoja e totalitarizmit gjerman krijoi një imazh bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe, për rrjedhojë, shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe të antarësoheshin në Partinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste Çekosllovake, e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Më 1950 bashkë me një tjetër shkrimtar çek, Jan Trefulka, Kundera u përjashtua nga partia për "aktivitete kundër partisë". Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij Pršelo jim štěstí (Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymëzua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë Žert (Shakaja, 1967).
Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956.
Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kundera së bashku me artistë dhe shkrimtarë të tjerë si Václav Havel, ishte i përfshirë në Pranverën e Pragës së vitit 1968. Gjatë kësaj periudhe reformizmi dhe optimizmi i pakët u shtypën nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në gusht të 1968.
Kjo e ndau nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruar në frëngjisht në çekisht (publikimi ose ripublikimi i librave të tij të vjetër në Republikën Çeke u lejua vetëm pas 1989).
Veprat
Shakaja (Žert) (1967)
Valsi i lamtumirës (Valčík na rozloučenou)(1972)
Jeta është diku tjetër (Život je jinde) (1973)
Libri i të Qeshurës dhe Harresës (Kniha smíchu a zapomnění) (1978)
Lehtësia e padurueshme e qenies (Nesnesitelná lehkost bytí) (1984)
Pavdekësia (Nesmrtelnost) (1990)
Ngadalësia (La Lenteur) (1995)
Identititeti (L'Identité) (1998)
Mosdija (L'Ignorance) (2000)
Festivali i Kotësisë (La fête de l'insignifiance) (2014)
Lini një Përgjigje