TAGS-AT E JAVËS

Kulture13 Korrik 2023, 11:33

Linda dhe Timo Flloko interpretojnë bashkë në skenë, Vera Grabocka filmohet nga regjia më e emocionuar se kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Linda dhe Timo Flloko interpretojnë bashkë në skenë, Vera

Fundjavën e kaluar Timo Flloko mblodhi ‘yjet’ në Butrint, ku dhuroi një natë shumë emocionuese për të gjithë të ftuarit.

Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ka qenë kur në skenë u ngjit vajza e Timos dhe Vera Grabockës, Linda.

Ata recituan si babë e bijë dhe këtë moment  Vera Grabocka, e ka përjetësuar në një video, ku shfaqet edhe vetë, teksa i ndiqte nga regjia dhe duket shumë e emocionuar. Regjisorja e njohur duket sikur përjeton çdo fjalë që e bija thotë dhe në këtë gjendje nuk e kishim parë kurrë Zonjën e ekraneve.

Linda kishte udhëtuar nga California ku dhe jeton, për të qenë prezente në këtë natë të veçantë për familjen.

vera grabocka linda grabocka

Lini një Përgjigje