
Filmi i njohur shqiptar “Kapedani” i është nënshtruar restaurimit në 4K.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, ku përmes një video të publikuar në "Facebook" jep detaje në lidhje me transmetimin e filmit këtë të martë.
“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat. Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”, shkruan Rama.
“Kapedani” mbetet një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”. Filmi “Kapedani” u realizua në vitin 1972 me regjisorë Muharrem Fejzo dhe Feim Hoshafi, ndërsa skenari është shkruar nga Skënder Plasari.
Në një material rreth filmit, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) tregon historinë e luftëtarit me mustaqe të bardha Sulo, i cili niset nga fshati i tij për në kryeqytet për të zbuluar se pse grave u janë dhënë të njëjtat të drejta si burrat. Ky film zë ende vend të rëndësishëm në kujtesën e shqiptarëve dhe transmetohet rregullisht nga televizionet kombëtare.
Lini një Përgjigje