TAGS-AT E JAVËS

Kulture23 Shtator 2024, 10:22

Festë madhështore në Asti, Itali!

Shkruar nga Pamfleti

Festë madhështore në Asti, Itali!

Një festival ngjyrash, ku dominonte e kuqja, i paarritshëm në llojin e vet!

Festa e organizuar të dielën në qytetin e Astit, në Itali, me pjesëmarrjen e shoqatave shqiptare nga krejt territori italian!

Për vitin e tretë radhazi 21 shtatori, i organizuar nga ASSOAlbania Asti, dhe Qendra kulturore "Margarita Xhepa", mbështetur nga komuna e qytetit të Astit, shpalosi ngjyrat , bukurinë e kostumeve, valleve tradicionale, dhe bukurinë shqiptare!

Gjatë festimeve të pranishmit patën rastin të njohin dhe artin e piktorëve shqiptarë Skopeci, e Vera Gavoçi, si dhe fotografitë Edmond Kacelit.

Në fund ishte këngëtarja Irma Libohova që me zërin e sajë të rrallë zbukuroi këtë ditë të pazakontë!

Disa nga fotot e e realizuara gjatë festimeve nga Edmond Kaceli, Itali:

 

Festë madhështore në Asti, Itali!Festë madhështore në Asti, Itali!Festë madhështore në Asti, Itali!Festë madhështore në Asti, Itali!Festë madhështore në Asti, Itali!

festa shqiptare ne asti shqiptaret ne itali

Lini një Përgjigje