TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Nëntor 2023, 13:03

'E kishte pranuar vdekjen', aktori shkodran tregon takimin e fundit me Zef Dedën

Shkruar nga Pamfleti
'E kishte pranuar vdekjen', aktori shkodran tregon takimin e fundit me
Besnik Çinari dhe Zef Deda

Besnik Çinari, aktori i njohur shkodran foli për ndarjen nga jetë të artistit të madh të humorit Zef Deda.

Çinari rrëfeu takimin e fundit me aktorin, ku tha se e kishte takuar vetëm 10 dit më parë e ishin munduar t’i jepnin kurajë.

“Një kurajë mashtruese” e quajti Çinari, pasi sipas tij Deda, tashmë kishte pranuar fatin e tij dhe ai takim i fundit me të “i kishte këputur shpirtin”, pasi aktori që me plastikën dhe humorin kishte bërë gjithkënd të qeshte, tashmë mezi fliste.

 “Takimi i fundit ka qenë para 10 ditësh. Se mua më pas më vdiq edhe nëna. Më ka marrë në telefon, mezi e kam dëgjuar kur më ka vdekur nëna. Shkuam e takuam atje në shtëpi bashkë me një shok të vjetër, na këputi shpirtin. Po i jepnim kurajë, por kurajë kuptohej që ishte false. Ai e kishte pranuar vdekjen.

Ai e ka ditur se dinte edhe gjuhë të huaja dhe i ka lexuar ilaçet. Ai e dinte se nuk ishte mirë dhe e ka pranuar vdekjen me burrni, nuk u ligështua. Ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ishte shumë në gjendje të komunikonte, por pyeste për shfaqjet, se profesioni është sëmundje, ai ka punuar që fëmijë në teatër”,-tha aktori Besnik Çinari.

 

zef deda besnik Çinari

Lini një Përgjigje