TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Nëntor 2023, 11:27

Homazhet për Zef Dedën, Edmond Halili: Shkova ta takoj ditën kur dha shpirt, m'i ka këputur këmbët

Shkruar nga Pamfleti
Homazhet për Zef Dedën, Edmond Halili: Shkova ta takoj ditën kur
Edmond Halili

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Edmond Halili ka folur sot për mediat pasi bëri homazhe te kolegu i tij, aktori i shquar Zef Deda.

“Humbje shumë e madhe. Ka vdekur humori shqiptar, për mua. Zef Deda ka qenë një mrekulli e humorit shqiptar.

Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës, nuk diskutohet, por për mbarë Shqipërinë se Zef Dedë nuk bën nëna më. Ishalla pas 50 vitesh po del ndonjë tjetër.” tha ai.

Halili rrëfeu se si ditën kur Zef Deda ndërroi jetë, ai ishte nisur për ta takuar.

“M’i ka këputur këmbët. Takova sot gruan e Zefit, më tha: Mondi, të ka pasur në gojë, si nuk po vjen Mondi me më taku. Atë fjalë ma mirë të mos ma kishte thënë, se m’i ka këputur këmbët”, tha Halili.

Shkodra i jep sot lamtumirën njeriut që i fali aq shumë buzëqeshje edhe në vitet e vështira.

Prej orës 09:00 Teatri “Migjeni’ hapi dyert për të pritur miq, të afërm, aktorë dhe artëdashës që duan ti bëjnë nderimet e fundit aktorit që u nderua me titullin "Mjeshtri i madh" Zef Deda.

 

edmond halili zef deda

Lini një Përgjigje