
Mes pikëllimit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, tregoi njohjen e tij të hershme me aktorin Zef Deda, i cili u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar shfaqjet e tyre që kishin luajtur bashkë.
“Me Zefin kam punuar. E kam pasur shok dhe mik. Është humbje e madhe për artin. Nuk kam fjalë, s’di ça të them më. Që nga vitit ‘73 që punoja me Zefin. Kujtuam ato që kemi luajtur bashkë. Kemi pasur hyrje-dalje. Aktor i mrekullueshëm, njeri i shkëlqyer.”, tha ai.
Edhe aktori i njohur, Edmond Halili mes lotësh ka treguar se si e ka mësuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda, pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij.
Halili tha për News24 se kishte shkuar ta takonte, por nuk e gjeti dot gjallë Zefin, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.
“Sot jam nisur në mëngjes te dera e shtëpisë. Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha: më vjen keq, Zefi ndërroi jetë.
Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë show në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki. Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flas më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”, tha Balili.
Lini një Përgjigje