
E dua më tha... e dua shumë...
Ishin netë të nxehta gushti ato ditë,
të cilat unë i kujtoj me kaq nostalgji dhe dashuri sepse me kujtohet dita që i kishim thënë" po" njëri- tjetrit ...- tha ajo!
Aty siç ishim ulur në verandën e freskët,
një koktel frutash vërshonte në buzët e etura për pak ëmbëlsi dhe lagështi,
ajo filloi të më tregonte misterin e dashurisë së saj !
Ehhh moj Arsi më pëshpëriti me një buzëqeshje dhe sytë që i shkëlqenin...e shihja që ishte kokë e këmbë e dashuruar pas tij!
Një çast me riktheu dhe mua kujtimet dhe dashurinë time, duke buzëqeshur dhe unë u përpoqa ti tregoj se të gjithë kemi një dashuri të cilën e mbajmë thellë në shpirt për të mos e humbur kurre!
Çfarë është dashuria e pyes?
Është diçka hyjnore më tha...
Po tjetër i thashë përveç hyjnores çfarë është?
Nuk po më përgjigjej...
Dashuria i thashë është sakrificë,
është përkushtim, respekt, dhimbje, falje, ndarje, kthim, është ndjenjë e papërshkrueshme të cilën e përjetojnë vetëm ata që dinë të dashurojnë!
-Ti e përshkrove kaq bukur sa që më le pa fjalë: - mu përgjigj!
-Kështu dashuro ju përgjigja unë,
pa kushte e nëse dhe ty të dashurojnë në të njëjtën mënyre thuaj që jam njeriu më me fat!
Sepse kush ka dashuri në shpirt është njeriu më i pasur në botë!
Më përqafoi fort dhe dy fjalë mi tha si me ngadalë...
-Do të thoja se është me fat kush të ka në krah dhe kush të mban në zemër sepse ti je vetë dashuri... Arsiiii
Të nesërmen do të mblidheshim të festonim 1 vjetorin e njohjes së tyre ndaj unë kisha shkruar për dashurinë si dhuratë që mes tyre të ekzistonte përjetësia!
Kjo ishte proza poetike e portës Arsinoi Zengo Kallço, për të cilën kavalieri Spartak Ngjela shkruan;
Kam njohur një vajzë që quhet Arsinoi...
Dhe është poete. Por, me sa kam parë unë, ajo është poete e flaktë e dashurisë.
E ka dashurinë e saj, jo më shumë si talent, por si ndjenjë të brendshme që ajo i jep jetë sa herë që dëshiron. Dhe këtu e ka suksesin që e përjeton dashurinë si art...
Por, duke shkruar për dashurinë, me vargjet e saj, kuptohet që vet ajo po bën dashuri... dhe fjalët i vijnë nga brenda se i ndjen ato si të jetë vetë në akt, por ama është në qiell, ku këndon e mandej mbushet e gjitha me dashuri dhe vetëm ajo di, që, së brendshmi, ta kthejë në ndjenjë sublime për veten.
Madje, në këtë poezinë e fundit, ajo vendos shkurtimin e emrit të saj në vargje dashurie - kur thotë Noi - që i krijojnë asaj së brendshmi një eros qiellor, por lexuesve iu nxit dëshirë për ta lexuar e lexuar, se atyre u duket e u ngjan sikur janë duke notuar në një det me të, sikur e kanë në erë duke fluturuar me trupin e saj bukurisht, feminikisht dhe butësisht nëpër qiell, kurse ajo këndon me një zë të bukur, e mandej qan, sepse kuptohet që është duke bërë dashuri...
Spartak Ngjela
Lini një Përgjigje