TAGS-AT E JAVËS

Kulture 4 Gusht 2023, 13:10

Margot Robbie nga Barbie tek Kylie Minogue, këngëtarja e famshme e ka zgjedhur si protagoniste të filmit biografik

Shkruar nga Pamfleti

Margot Robbie nga Barbie tek Kylie Minogue, këngëtarja e famshme e ka

Sapo ka luajtur personazhin kryesor në filmin “Barbie”, por roli i radhës i Margot Robbie duket se do të jetë ai i këngëtares së famshme Kylie Minogue.

Në një intervistë të re për E!News, ylli i pop-it zbuloi se do të donte që Robbie ta luante atë në një film biografik për jetën dhe karrierën e saj.

“Margot Robbie, në ëndrrat e mia”, tha Minogue, teksa vuri në dukje se si ajo, ashtu edhe ylli 33-vjeçar i “Barbie” janë nga Australia.

“Ajo do të kishte theksin australian, kjo është e sigurt”, tha këngëtarja.

Karriera e Minogue mund të jetë një biografi e shkëlqyer, pasi ajo ka punuar në muzikë, televizion dhe film që nga mesi i viteve 1980, duke u renditur në vendin e parë në top-listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka fituar edhe një çmim “Grammy”.

margot robbie kylie minogue film biografik

Lini një Përgjigje