TAGS-AT E JAVËS

Kulture 2 Gusht 2023, 10:54

Qeveria ‘kujtohet’ për Genc Fugën, akordon fondin kur është mbledhur më shumë se dy-fishi i shumës së kërkuar

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria ‘kujtohet’ për Genc Fugën, akordon fondin kur

Qeveria ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve spitalore të aktorit Genc Fuga. Qeveria ka akorduar një fond me vlerë 2 milionë Lekë të rinj, pikërisht kur bashkëshortja e aktorit ka mbledhur dy-fishin e shumës së kërkuar nga spitali amerikan.

Aktori i njohur është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi pësoi një goditje në tru. Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani. Ajo kërkoi një kontribut për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro që duheshin për operacionin e tij.

Thirrjes së saj i janë përgjigjur me qindra shqiptarë që kanë kontribuuar përmes platformës gofundme dhe u arrit të grumbullohej dy-fishi i shumës së kërkuar.

qeveria fond genc fuga

Lini një Përgjigje