
Aktori i njohur turk Can Yaman ishte një nga emrat më të komentuar të fundjavës në Siçili, ku u prit me entuziazëm të madh nga qindra fansa gjatë pjesëmarrjes së tij në festivalin tradicional Cannolo Fest.
Ylli i serialit “Sandokan” ishte i ftuari special i eventit që organizohet në “Piana degli Albanesi”, e njohur ndryshe si Hora e Arbëreshëve, një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh në Itali.
Atmosfera festive mblodhi qindra të pranishëm, të cilët mbushën sheshin për të parë nga afër aktorin, ndërsa gjatë mbrëmjes ai u nderua me çmimin Premio Hora Skanderbeg, një vlerësim simbolik për lidhjen e tij me kulturën shqiptare dhe komunitetin arbëresh.
Momenti që preku më shumë publikun erdhi gjatë një bisede në skenë, ku Can Yaman ndau një rrëfim personal për babanë e tij dhe ndikimin që ai ka pasur në jetën e aktorit.
“Për mua babai im ka qenë gjithmonë idhulli im… ai më tregonte për fëmijërinë e tij, që e jetonte si një shqiptar, me shumë liri, duke luajtur dhe duke u rritur mes shoqërisë,” u shpreh aktori mes emocionesh.
Deklarata e tij u prit me duartrokitje të gjata nga publiku arbëresh, duke krijuar një nga momentet më të veçanta të eventit.
Rrëfimi i aktorit u interpretua nga shumë të pranishëm si një dëshmi e lidhjes së fortë emocionale që ai ndjen me kulturën dhe rrënjët shqiptare, lidhje që Can Yaman e ka përmendur edhe në dalje të tjera publike.
@monda0779 #neiperteee #fyp #shqiptaretneperbote???????????? ♬ audio originale - Monda????????????????????
Si te mos e kujtoje babane ky Pellazgo-Ilir ginger qimekuq. Kuqet jane ajka e racave.