
Një hotel në Bilisht është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Sipas informacioneve, në hotel ka pasur dhe klientë në momentin e zjarrit dhe zjarrfikësit kanë bërë fillimisht evakimin e tyre.
Të gjithë të pranishmit në hotel kanë mundur të largohen në kohë, megjithatë flakët kanë dëmtuar ndërtesën dhe orenditë e hotelit.
Nuk dihet ende shkaku i flakëve. Autoritetet, dyshojnë për shkëndijë elektrike por do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë. Ndërkohë, krahas zjarrfikëseve edhe Policia e Shtetit ka mbërritur në vendngjarje. Mësohet se zjarri ka shkaktuar shumë dëme materiale.
Lini një Përgjigje