TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2023, 11:55

Në kërkim për vrasje nga Interpoli, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për vrasje nga Interpoli, arrestohet në Greqi

Autoritet greke kanë arrestuar një shqiptar i kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana. Shqiptari është kapur rastësisht nga policia greke të shtunën në zonën e Neapolit në Lasithi.

Policia greke nuk ka dhënë shumë detaje për momentin, por mësohet se shqiptari është transferuar në Komisariatin e Heraklion për procedura të mëtejshme.

Shqiptari rezulton i dënuar me 20 vjet burg për “vrasje te mbetur në tentativë”, për një rast të ndodhur verën e kaluar ku qëlloi një person duke e lënë të plagosur rëndë. Ai jetonte në Greqi në Agios Nikolaos dhe kishte plotësuar dokumentet për leje qëndrimi për arsye pune. Ai është identifikuar nga patenta.

greqi interpoli vrasje shqiptar

Lini një Përgjigje