TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2023, 11:20

Etjan Nikulaj u ekzekutua nga vrasës me pagesë, makina e autorëve dhe targat të vjedhura në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Etjan Nikulaj u ekzekutua nga vrasës me pagesë, makina e autorëve

Autorët e vrasjes së Etjan Nikulajt dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit.

Nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk ka ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj.

Gjithashtu, bëhet me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat.

Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.

 

tirane ekzekutim vrases me pagese

Lini një Përgjigje