"Pamfleti" ka publikuar pamjet apokaliptike nga zjarri i frikshëm në zonën e ‘5 Majit’
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e ‘5 Majit’.
Ndërkohë "Pamfleti" ka publikuar pamjet apokaliptike nga vendi i ngjarjes.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë disa biznese.
30 forca dhe 6 mjete të shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili mësohet kanë nisur prej më shumë se 30 minutash.
Po ashtu kanë mbërritur në vendngjarje edhe zjarrfikëse nga Elbasani.
Duhet theksuar ekziston frika se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Prandaj është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë.

Deri më tani, raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo për të lënduar.
Bëhet me dije disa banorë janë evakuuar, pasi banesat e tyre janë shumë pranë zjarrit.
Mësohet po ashtu se disa tregtarë janë “përplasur” dhe me policinë, pasi kanë kërkuar të shohin nga afër dëmin e shkaktuar. Aktualisht zjarrfikësit janë duke punuar që flakët të mos hapen në magazinat e tjera.
Dyshimet janë se zjarri ka rënë në një prej dyqaneve dhe është përhapur më pas.
Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit, por nuk përjashtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme.
Shkendije elektrike patjeter
Cudirat po ndodhin cdo dite e me shume ne Tiranen dhe Shqiperine e sotme …..?! —— ZJARR MASIV NE NJE DITE: ——- 1.- ME RRESHJE SHIU; ——- 2.- ME TEMPERATURA NEN ZERO (NGRICE); ——- 3.- NE MUNGESE TE ERES; ——– 4.- NE OREN 19:00 TE MBREMJES, KUR TREGU KA TE PAKTEN 2,5-3 ORE QE ISHTE MBYLLUR ….. ?!; ——– 5.- NDERSA QEVERIA DHE KKT = Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Kryeministri Edvin Rama ka dhene leje per Kulla 50 kateshe ?! ….. ——- 6.- e MBI TE GJITHA, NDERSA I GJITHE VENDI E POPULLI ESHTE NEN TENSIONET E SHKAKTUARA NGA PERMBYTJET, PERZIERJA E UJRAVE TE ZEZA ME ATO TE BARDHA, PRA NGA KRIZA E E JETESES E MBIJETESES, KUR NUK MUND AS TE LAHESH, EDHE KUR NUK TE ESHTE PERMBYTUR SHTEPIA ?!…..