Një grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një person ka arritur të marrë një shumë parash nga një market, duke kërcënuar punonjësen me thikë.
Në pamje shihet se pasi personi futen i maskuar në ambientet e marketit, me një thikë në dorë kërcënon shitësen e kasës dhe marr paratë. Më pas autori largohet menjëherë.
Sipas informacionit paraprak, shuma e marrë dyshohet të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, por kjo do të verifikohet gjatë hetimeve. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
"Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).
Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje