TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2025, 10:21

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali, 'sekreti' që vuri në pranga 47-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali, 'sekreti'
Policia italiane

Drejtësia vonon, por nuk harron!

Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është zbuluar autori i saj.

Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.

Policia tha se në 2011-ën kishte ndodhur një grabitje në San Giorgio Bigarello. Një gruaje iu vodhën paratë dhe disa bizhuteri.

Hajduti kishte hyrë nga dritarja, duke e thyer atë. Por për fatin e tij të keq, ishte çarë aty dhe kishte lënë pas gjurmët e gjakut.


Këto të fundit janë përdorur së fundmi me metoda teknologjike hetimore duke identifikuar autorin. E ai është një shqiptar.

47-vjeçari u zbulua, por ndërkohë ai ndodhet i burgosur në një nga burgjet italiane për krime të tjera.

zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në itali

Lini një Përgjigje