TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2024, 18:15

Zbulohet kush është e reja që ndërroi jetë pas lindjes dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet kush është e reja që ndërroi jetë pas lindjes

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një nënë e re ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën e saj. Ajo është Brunilda Deliu, 37-vjeçe, banuese në Shkozë të Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ishte e shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka humbur foshnjën ditën e shtunë dhe më pas ka shfaqur komplikacione.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo është dërguar nga materniteti në QSUNT, por sërish nuk ia ka dalë dot dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme në orën 07:00 të mëngjesit.

Para hetuesve bashkëshorti i të resë është shprehur se mjekët kanë bërë përpjekjet deri në fund dhe nuk ia dolën, duke mos patur pretendime mbi shërbimin shëndetësor.

Shak i vdekjes pretendohet të jetë hemoliza e gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës pajetë.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut ( probleme me rruazat e kuqe të gjakut) dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna.

Lini një Përgjigje