
Dy vëllezërit shqiptarë që vranë kushëririn e tyre në Kypseli të Greqisë kanë treguar në polici detaje se 28-vjeçari i kishte përdhunuar kur ishin në moshë të vogël, përkatësisht 4 dhe 6-vjeç.
I mituri Enis Loka, që ka marrë përsipër krimin duke pohuar se goditi kushëririn me thikë në qafë dhe vëllai i tij 19-vjeçar, Aleksandros, kanë deklaruar se abuzimi seksual ndaj tyre ishte arsyeja që ndërmorën aktin e rëndë.
Gjithashtu, është marrë në pyetje edhe babai i dy vëllezërve. Ai është shprehur se kishte kontaktuar me 28-vjeçarin dhe e kishte pyetur nëse ishin të vërteta. Sipas tij, Denis Loka i kishte pranuar akuzat dhe tha se “ishin gabime që i bëmë kur ishim fëmijë…”.
Krimi ndodhi mbrwmjen e djeshme rreth orës 22:50, ndërsa i riu u gjet në tokë i mbuluar me gjak nga efektivët e Policisë Rrugore në Patisiot.
Lini një Përgjigje