TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2023, 09:26

Zbulohen disa parcela me kanabis në Mat, arrestohet 33-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen disa parcela me kanabis në Mat, arrestohet 33-vjeçari

350 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Macukull në Mat. Parcela me bimët narkotike u zbulua në një zonë të pyllëzuar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Taulant Tatraku, 33-vjeç banues në Tiranë, i cili dyshohet se ishte kultivues në një nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve.

Ai u kap gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë dhe ka tentuar të largohej, por është kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

mat kanabis parcela

Lini një Përgjigje