TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2023, 16:19

Breshëria e plumbave ndaj lokalit në “Don Bosko” ku u vra 58-vjeçarja, zbulohet një prej autorëve; shok me Brilant Martinajn

Shkruar nga Pamfleti

Breshëria e plumbave ndaj lokalit në “Don Bosko” ku u vra

Zhvillime të reja kanë ndodhur lidhur me hetimet për ngjarjen e 12 marsit në Don Bosko, ku mbeti e vrarë banakjeria, Mimoza Paja. Njëri nga personat e përfshirë në ngjarje është identifikuar dhe mësohet se bëhet fjalë për Nikollë Sherrniku, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Sipas informacioneve 28-vjaçari Sherriku dyshohet se është personi që i dorëzoi ekzekutorëve targën e automjetit me të cilën ata kryen masakrën. Kjo pasi rezulton se targa është marrë në Gjermani nga 28-vjeçari. 

Sherrniku është vetëdorëzuar në dhjetor të 2020 dhe ndodhet në burg prej asaj kohe, pasi akuzohet se i ka dhënë makinën Brilant Martinajt në vrasjen e efektivit të policë Xhulio Prela. Ai konsiderohet si një nga shokët e ngushtë të Brilant Martinajt, i cili mbeti i vrarë nga atentatit i ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujë

"Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, ku mbeti e vrarë një shtetase.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, në rrugën ”Anastas Shundi”, e cila bën fjalë për vrasjen e shtetases Mimoza Paja dhe dëmtimin/plagosjen e disa shtetasve të tjerë në ambientet e një lokali në pronësi të vëllezërve MURATI, ju informojmë si më poshtë:

Sot më datë 07.06.2023 u bë ekzekutimi i vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në burg“ ndaj personit nën hetim Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë – Kuqe, Laç, (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 1700 të vitit 2023 ka rezultuar se personi nën hetim, shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.

Automjeti tip “BMW”, së bashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës. Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova të autorëve të kësaj ngjarje kriminale", njofton policia.

don bosko vrasja

Lini një Përgjigje