TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2023, 10:43

Plagosi me thikë gruan, zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit: Nuk donte të punonte!

Shkruar nga Pamfleti

 

Plagosi me thikë gruan, zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit: Nuk
Aleko dhe Manjola Myrtollari

Aleko Myrtollari, 46-vjeçari që plagosi me thikë gruan e tij Marjola Myrtollarin ka dhënë dëshminë e tij në polici. Gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.

Sipas dëshmisë së Aleko Myrtollarit, ai i ka kërkuar bashkëshortes që të kërkojë punë, ndërsa ajo, sipas tij nuk ka pranuar të punojë duke kërkuar që të punojë vetëm bashkëshorti për të mbajtur fëmijët dhe familjen.

Sipas 46-vjeçarit, kjo ka qenë arsyeja që konflikti ka degraduar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të bashkëshortes së tij, 38-vjeçares e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.

Sjellim në vëmendje se autori i krimit, Aleko Myrtollari, ka arritur t’u shmanget kontrolleve të policisë prej së shtunës kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në Komisariatin e Korçës, pasi familjarët e kanë bindur t’i japë fund arratisë.

dëshmia e aleko myrtollarit

Lini një Përgjigje