TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2023, 10:41

Merrnin ryshfet për një vend pune, SPAK arreston dy zyrtarë të Drejtorisë së Burgjeve

Shkruar nga Pamfleti

Merrnin ryshfet për një vend pune, SPAK arreston dy zyrtarë

Dy zyrtarët Agron Balla dhe Klodian Gjeci janë arrestuar ditën e sotme nga SPAK pasi akuzohen se kanë marrë ryshfet për të punësuar dikë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

SPAK bën me dije se për të  dy është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore në Shërbimin e Kontrollit të Brëndshëm në Sistemin e Burgjeve, janë krijuar dyshime se shtetasit Gjeci dhe Balla në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të padrejta, në formën e shumave monetare, me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Shumat monetare janë kërkuar dhe janë marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një shtetasi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”-njofton SPAK.

Lini një Përgjigje