
Policia ka zbuluar sot një prej personave të përfshirë në ngjarjen e Don Boskos, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj lokalit të Fatjon Muratajt dhe për pasoj u vra bankierja 58-vjeçare.
Mësohet se i përfshirë ka qenë Nikoll Sherrniku, një person i njohur në botën e krimit. Në vitin 2020 ai është dorëzuar në polici, si i akuzuar për përfshirje në vrasjen e efektivit të FNSH, Xulio Prela.
Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.
Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.
Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori. Policia dyshon se i përfshirë ka qenë dhe Brilant Martinaj, i cili u vra në Fushë Krujë. Sherrniku dhe Martinaj kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Po ashtu Sherrniku njihet si pjesë e klanit të Ervis Msrtinajt.
Duhet theksuar se Fatjon Murataj u ndalua nga policia dhe u mor në pyetje, pasi ka dyshime se ai ka dijeni ose është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt. Si duket prandaj ka ardhur dhe breshëria e plumbave. Megjithatë nuk kuptohet ende sesi Sherrniku ka pasur rol, pasi ka qenë në qeli.
Lini një Përgjigje