
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest në burg” për 31-vjeçarin Gjergji Dervishaj, i cili u arrestua dy ditë më parë.
Dervishaj u arrestua gjatë një operacioni që policia zhvilloi të hënën, si pasojë e të cilit u zbulua një depo armësh në pronësi të tij, e kamufluar si dyqan rrobash.
Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen '10 korriku', ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.
Në depon e armëve u zbuluan 3 mina, 2 kallashnikovë, 2 pistoleta të llojit scorpion, 2 pistoleta glock, 1 pistoletë me mulli dhe targa makine.
Lini një Përgjigje