TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2024, 16:13

Vrasja në Durrës, publikohen pamjet e momentit kur u arrestua 35-vjeçari (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Durrës, publikohen pamjet e momentit kur u arrestua

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme në Durrës ku si pasojë e një konflikti ka mbetur i vrarë një 46-vjeçar në Durrës.

Autori i krimit është vënë në pranga si dhe është sekuestruar thika me të cilën dyshohet se u krye vrasja.

“Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 35-vjeçarit, mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se kreu vrasjen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia ka publikuar edhe videon e momentit të arrestimit të autorit të vrasjes.

durres vrasje

Lini një Përgjigje