TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2024, 15:21

Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori

Është arrestuar disa orë pas krimit, autori i vrasjes së sotme në Durrës.

47-vjeçari Halil Koka u vra me thikë nga fqinji i tij në lagjen nr. 4 të Durrësit, pranë shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Autori është identifikuar si Ilir Koçilja 35-vjeç. Banorët e zonës kanë deklaruar për policinë se autori është person problematik, i denoncuar më parë për kanosje. Po sipas tyre, 35-vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dy here ka qenë i shtruar në Psikiatrinë e Elbasanit.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e Kokës, të cilët kanë deklaruar se Ilir Koçilja u kishte një shumë parash borxh. Dyshimi i policisë deri me tani është se viktima mund t’i ketë kërkuar borxhin ndaj kanë përfunduar në përplasje fizike. Po të njëjtat burime thanë se ata kanë debatuar dhe për një vend parkimi para pallatit.

 

Lini një Përgjigje