
Një 31-vjeçar është arrestuar sot pasi akuzohet se ka abuzuar me një të mitur.
Njoftimi është marrë pasi e mitura është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.
Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje