Ervis Xhixha është 35-vjeçari që është marrë peng nga ushtari i Martinajt, Hektor Xheçuka dhe 6 të tjerë.
Ervis Xhixha po ashtu është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.
Kush është “ushtari” i Ervis Martinajt
Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka, një emër mjaft i njohur për drejtësinë, i përfshirë në atentate dhe tentativa për vrasje.
Ai njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, teksa për llogari të këtij të fundit ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas “thyerjes” së aplikacionit SkyECC.
Po ashtu, ai akuzohet edhe për vrasjen e Emiljano Boçit.
Xheçuka dyshohet se qëlloi me armë Emiljano Boçin në automjetin e tij të parkuar pranë një lokali në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë.
Hektor Xheçuka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentative.
Si ndodhi pengmarrja
Katër të arrestuarit kanë marrë peng 35-vjeçarin, që sipas policisë e kanë kërcënuar duke i kërkuar para.
Lidhur me këtë ngjarje u lëshuan katër urdhër arreste për Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta, pasi akuzohen se kanë marrë peng një 35-vjeçar me qëllim kërcënimin për t’i marrë para.
Ndërkohë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” janë lënë: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje