
Mësohet se vajza ka dëshuar për grupin hetimor se e motra e madhe kishte humbur shkollën pasi babai e martoi pa dëshirën e saj.
Hygerta Meta 19 vjeçe, kishte fituar të drejtën e studimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë ku dhe po i vijonte. Nuk donte që ëndrra t’i ndërpritej në mes ashtu si motrës së saj të madhe.
Nuk donte as të kishte një martesë ‘pa dëshirë’ me një person që nuk e njihte si motra e saj, por duket që kishte hasur në refuzimin kategorik të të atit, Pëllumb Meta I cili po organizonte dhe fejesën e saj pa dëshirë me djalin emigrant në Itali.
Mësohet se vajza ka dëshuar për grupin hetimor se e motra e madhe kishte humbur shkollën pasi babai e martoi pa dëshirën e saj. Ajo do të mbaronte shkollën dhe më pas do ta gjente vetë dikë.
Policia dyshon se fejesa pa dëshirë është pika e fundit që i ka vënë kapakun pasi dyshohet se brenda në familje ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe dhunë.
Në këtë version, se Pëllumb Meta ishte I dhunshëm, kanë dhënë dhe djemtë dhe bashkëshortja e tij Blerina Meta.
Policia thotë se Hygerta bashkë me vëllanë e madh, Hysenin i cili ka qenë dhe ekzekutori kanë kryer planin e vrasjes.
Fillimisht ajo i deklaroi policisë se ishte vetë ajo që e kishte kryer krimin madje se nuk ishte penduar përkundrazi. 'E mora përsipër të gjithë krimin për të shpëtuar vëllain tim" ka thënë ajo.
Lini një Përgjigje