
Krimi i rëndë i ndodhur në Durrës ka marrë një tjetër dinamikë, pasi policia bëri me dije se nuk ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila vrau babin, por ishte djali i madh i familjes, Hysen meta 24-vjeç, ndërkohë që është arrestuar edhe djali i vogël Amarildo Meta 22-vjeç.
Edhe pse ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër fillimisht krimin, rezultoi se ajo dhe vëllai i saj Amarildo meta ndihmuan Hysenin që të fshihnin provat e krimit, pasi ky i fundit kishte vrarë babain në dhomë.
Si e zbuloi policia ngjarjen
Ishte vetë 25-vjeçari Hysen Meta i cili kishte denoncuar në polici zhdukjen e babait, çka bëri që uniformat blu të nisnin hetimet. Por pas disa kërkimeve, policia thelloi më tej hetimin, duke dyshuar për një krim në familje, duke futur menjëherë në rrethin e të dyshuarve të gjithë familjarët e viktimës Pëllumb Meta.
Çfarë i tradhtoi anëtarët e familjes Meta pas krimit?
Hysen Meta pas krimit ka lëvizur nga banesa makinën e të atit dhe e ka çuar në Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur të atin e tij.
Pas këqyrjes së kamerave policia u bind se nuk kishte të bënte më me zhdukje, por me një krim.
Lini një Përgjigje