TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2024, 19:59

Vrasja e 50-vjeçarit nga fëmijët, eksperti Softa jep detaje: Do të zbardhen tabulatet telefonike 6-mujore

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 50-vjeçarit nga fëmijët, eksperti Softa jep detaje: Do

Eksperti i kriminalistikës, Fation Softa ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur ditën e sotme Durrësin por gjithë Shqipërinë, ku një 50-vjeçar është vrarë dhe groposur nga familjarët e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se duhen parë bisedat telefonike të familjarëve dhe të afërme por dhe antenat, për të parë se kush është i përfshirë në këtë ngjarje. Mes tjerash ai theksoi se arma është baza kryesore e provave që mund të zbardh dhe krimin.

Pamjet filmike tregojnë se është një mashkull që ka bërë spostimin e makinës. Është shumë e thjeshtë që vajza të tregojë armën sepse është baza kryesore, e plotësimit të një hetimi të caktuar. Është më e rëndësishme arma dhe gjetja e saj.

Duhet të ndërtohet dinamika dhe skena e ngjarjes. Këtu do të hyjë në punë bisedat në telefona, antenat, personat që kanë qenë në  afërsi me të. Kush ka qenë mjeti tjetër që ai është larguar nga vendi që braktisi vendin e parë. Të gjitha këta duhen vëzhguar për të parë se sa persona janë përfshirë në këtë vrasje, këto persona janë brenda familjes apo janë brenda saj. Duhet të kontrollohen antenat”, tha ai.

softa 50-vjeçari

Lini një Përgjigje