TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2024, 07:11

Vrau babain me armë zjarri në bashkëpunim me motrën dhe vëllain, publikohet fotoja e 25 vjeçarit Hysen Meta

Shkruar nga Pamfleti

Vrau babain me armë zjarri në bashkëpunim me motrën dhe

Mediat kanë publikuar  foton e 25 vjeçarit Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babain e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Fillimisht, ka qenë motra e tij ,Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babain.

Por orë më vonë, vetë 25 vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.

13 ditë i varrosur në kasolle, Si ndodhi krimi?

Krimi ka ndodhur në 10 shkurt në orën 15.00, në një nga dhomat e banesës. Tre ditë  më pas, më 13 shkurt djali i madh, Hyseni ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të atit. Informacionet policore të siguruara në zonë bënë të dyshonin se nuk ishte humbje e rastësishme, pasi 49 vjeçari i cili punonte si roje në një varrezë makinash nuk ishte person që humbte lehtë kontaktet me familjen.
24 vjeçari i tha policisë se i ati ishte larguar me makinë nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Nga verifikimi i kamerave u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit. Më 17 shkurt makina u gjet e parkuar në aksin rrugor Shnënavlash-Sektor Rinia.
Më 22 shkurt trupi i pajetë u gjet i varrosur në kasolle. Kufoma u gjet e zhveshur dhe e mbështjellë me plastmas 

Lini një Përgjigje