TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Mars 2024, 12:22

Zbardhen emrat e autorit dhe të plagosurit në Durrës, 36-vjeçari i përfshirë edhe më parë në atentat

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen emrat e autorit dhe të plagosurit në Durrës,

Si pasojë e një konflikti të çastit, të shënuar sot në Durrës, shtetasi Arber Hoxha ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën, shtetasin Enidor Dedja.

Ky i fundit ka qenë i përfshirë në një konflikt me armë edhe në vitin 2015 në ambientet e zyrave të ALUIZNI- t, në Durrës.

Asokohe, Enidor Dedja, u konfliktua me një person tjetër fillimisht fizikisht dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që kishte me vete duke qëlluar në drejtim të Fabjan Gashit. Fatmirësisht, plumbi i vetëm i shkrehur nuk e ka prekur atë.

Dy të rinjtë kishin një konflikt të mbartur me njëri-tjetrin, i cili kishte nisur rreth një vit më parë për një mosmarrëveshje në parkimin e makinave.

Ditën e sotme Dedja është plagosur nga Arbër Hoxha, 30 vjeç.

“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

policia durres

Lini një Përgjigje