TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Mars 2024, 11:17

Tentoi të vrasë një person disa muaj më parë, përfundon arratia e 30-vjeçarit në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vrasë një person disa muaj më parë,

Një 30-vjeçar nga Dibra është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe "Armbajtja pa leje".

Ardit Aldedaj (Begu) ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte vendosur dhe masa e sigurisë “Arrest me burg”, si dhe është vënë sot në pranga.

“Ishte në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Armbajtja pa leje", ndalohet nga Policia 30-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e shtetasit A.A (B), 30 vjeç, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprave penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Armbajtja pa leje".

Ky shtetas, në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

policia tentative vrasje

Lini një Përgjigje