TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Mars 2024, 11:02

Trafikanti mbeti i plagosur nga përplasja me Policinë, AMP: Efektivët nuk kanë kryer shkelje

Shkruar nga Pamfleti

Trafikanti mbeti i plagosur nga përplasja me Policinë, AMP:

Eneo Sulejmanaj është i riu që u arrestua mbrëmjen e djeshme pas një përplasjeje me policinë, por që mbeti dhe i plagosur. Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Ostrenin dhe Ildi Begajn, 26 vjeç dhe 20 vjeç. Antidroga e Tiranës i kishte prej kohësh në ndjekje tre të rinjtë që dyshohen si furnizues kokaine.

Po ashtu, në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lëndë narkotike kokainë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk rezulton që efektivët të kenë kryer shkelje pasi atyre u është rrezikuar jeta.

amp policia trafikante

Lini një Përgjigje